Dorëhiqet qeveria libaneze pas shpërthimit në portin e Bejrutit

Bota
Dorëhiqet qeveria libaneze pas shpërthimit në portin e Bejrutit

Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqjen pas zemërimit në rritje të popullit, për shkak të shpërthimit që la më shumë se 200 njerëz të vdekur, shkruan BBC.

Njoftimi u bë në një televizion kombëtar, nga kryeministri Hassan Diab. Njerëz të shumtë në Libani i kanë akuzuar liderët e vendit për korrupsion dhe pakujdesi për shpërthimin në Bejrut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Elita politike sulmoi qeverinë time. Korrupisoni në Liban është më i madh se shteti. Qeveria jonë u përpoq te ndryshonte, por nuk ia doli dot", tha kryeminisri në njoftimin e tij.

Prej dy ditësh protestuesit kanë dalë në rrugë dhe kërkonin largimin e qeverisë.

ME TE LEXUARAT