Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zjarrvënie e qëllimshme në ‘Kodrën e Dervinëve’ në Krujë, digjen mbi 6 hektar kullotë e pyje

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendin e quajtur “Kodra e Dervinëve” në rrethin e Krujës.

Zjarri i favorizuar nga era e forte që po fryn ka djegur deri tani mbi 6 hektar kullotë e pyje. Jo shumë larg vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa.

Për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëse, ajo e Krujës si dhe zjarrfikësja private e Niklës. Sipas eksperteve zjarrfikës zjarri në kodër është i qëllimshëm.

Edhe në këto momente zjarri vijon të djegë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet