“Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë”, këngëtari i njohur shqiptar humbet njeriun e tij të dashur

Showbiz
“Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë”,

Një lajm i trishtë ka ardhur nga këngëtari i njohur, Vlashent Sata. Ai ka humbur babain e tij, studiuesin dhe kritikun e muzikës. Loro Sata është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. Vlashenti i ka dedikuar të atit fjalët më të ndjera, ku mes të tjerash shprehet se ai është për të muzika dhe dashuria për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!

Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, ka shkruar Vlashenti.

ME TE LEXUARAT