Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rezultoi pozitive me koronavirus/ Drejtoresha e Arsimit në Elbasan tregon ku do e marrin shërbimin qytetarët

Drejtoresha e Arsimit në Elbasan, Anila Çota është konfirmuar pozitive me koronavirus. Drejtoresha bëri me dije se zyra po punon me staf të reduktuar, ndërsa pjesa tjetër nga shtëpia për të mos pezulluar punën.

Çdo qytetar do të marrë shërbimin e nevojshëm përmes shërbimit postar apo email-it. “Të gjitha detyrimet tona ligjore po kryhen në afat pa sjellë asnjë pengesë pavarësisht gjendjes time shëndetësore. Të lutem mos i panikosni qytetarët se po më telefonojnë të shqetësuar në lidhje me nevojat e tyre.

Unë tashmë i kam deleguar kompetencat e mia sipas ligjit dhe gjithçka kryhet konform kërkesave. Tamponit i janë nënshtruar edhe familjarët e mi, të cilët në testin e parë kanë rezultuar negativ”, u shpreh Çota.

Një ditë më parë, përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi se Elbasani ishte qyteti i dytë pas Tiranës me numrin më të lartë të të infektuarve për periudhën 24 orëshe me 19 raste të reja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet