Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Profesori i Ekonomikut dërgohet me helikopter drejt spitalit të Tiranës, ja çfarë pësoi në Pogradec

Profesori i Universitetit Ekonomik të Tiranës, Fatmir Memaj është dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me stomakut. Nga Pogradeci u nis me helikopter drejt kryeqytetit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një shkrim në rrjete sociale ka rrëfyer gjithçka ndodhi duke përdorur edhe notat e humorit.

“Të nderuar miq. Pas një problemi akut me stomakun u ndodha ne urgjencë në Pogradec prej andej me helikopter në Tiranë.

Falenderoj stafin mjeksor të Pogradecit dhe të Nënë Tereza në Tiranë për profesionalizmin. Tani jam mirë por i hospitalizuar. Rezultatet janë: 1. Shtova ne cv udhetim me helikopter mjeksor (kisha udhetuar vetem me helikopter ushtarak). 2.Nje luftetar hyne ne luftra te ndryshme sepse eshte luftetar.

Nuk me lejohet te pi vere. 4.Ju perqafoj duke zbatuar me shume se distanca minimale fizike por me zero distance sociale. 5.Do vazhdoj te shkruaj ne fb per veren etj. 6.Leksioni online mbaroi. Mirupafshim”, shkruan ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet