Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Prehu në paqe i shtrenjti ynë”, Ditmir Bushati mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të babait

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një postimi në “Facebook” ka lajmëruar se ndërruar jetë në Boston, babai i tij.

Bushati shprehet se i ati u nda nga jeta në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Postimi i Ditmir Bushatit:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet