Pasoja tragjike, pesë viktima nga moti i keq në Greqi

Bota

Greqia po perballet me pasoja tragjike nga moti i keq.

Si pasojë e përmbytjeve te shkaktuara, të paktën tre të moshuar 75, 85 dhe 86 vjeç , një 39-vjeçar dhe një foshnje 8 muajshe kanë humbur jetën. Gjithashtu raportohen edhe dy të humbur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupet e shpëtimit që kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët raportojnë për katastrofë biblike. Deri në mesditën e së dielës janë regjistruar mbi 3000 shtëpi të përmbytura dhe po evakuohen me ndihmën e helikopterit dhjetëra banorë që ndodhen të izoluar në tarracat e shtëpive, të rrethuara nga uji që ka përmbytur çdo gjë.

Në operacionin e shpëtimit që ende vazhdon për banorët e tjerë në disa fshatra dhe komuna të zonës së Evias dhe Halkidhes marrin pjesë 83 zjarrfikës me 31 mjete, tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Kryeministri grek po ndjek me vëmendje situatën dhe informohet për operacionin e grupeve të shpëtimit dhe evakuimin e banorëve.

Sipas raportimeve nga zona një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë të përmbytura, ndërsa në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike. Çaste tragjike po përjetojnë banorët e krahinës se Evias, pas valës se motit të keq te quajtur “Thaleia” e cila po godet Greqinë ditët e fundit.

Si pasojë e përmbytjeve te shkaktuara, të paktën tre të moshuar 75, 85 dhe 86 vjeç , një 39-vjeçar dhe një foshnje 8 muajshe kanë humbur jetën. Gjithashtu raportohen edhe dy të humbur.

Grupet e shpëtimit që kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët raportojnë për katastrofë biblike. Deri në mesditën e së dielës janë regjistruar mbi 3000 shtëpi të përmbytura dhe po evakuohen me ndihmën e helikopterit dhjetëra banorë që ndodhen të izoluar në tarracat e shtëpive, të rrethuara nga uji që ka përmbytur çdo gjë.

Në operacionin e shpëtimit që ende vazhdon për banorët e tjerë në disa fshatra dhe komuna të zonës së Evias dhe Halkidhes marrin pjesë 83 zjarrfikës me 31 mjete, tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Kryeministri grek po ndjek me vëmendje situatën dhe informohet për operacionin e grupeve të shpëtimit dhe evakuimin e banorëve. Sipas raportimeve nga zona një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë të përmbytura, ndërsa në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

ME TE LEXUARAT