Pas shirave e shtërngatave, moti do t'ju 'surprizojë' për ditën e sotme

Aktualitet
Pas shirave e shtërngatave, moti do t'ju 'surprizojë'

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Egje cila po mban mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Diel dt 09 Gusht 2020 moti do të jetë me vranësira në orët e para të ditës , në mesditë vranësirat do të pakësohen duke i’a lenë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 14/32°C

Zonat e ulëta 18/35°C

Zonat bregdetare 21/32°C

ME TE LEXUARAT