Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA arrin në pesë milionë

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në SHBA u rrit në pesë milionë të shtunën, thuhet nga agjensia e lajmeve Reuters.

Kështu raportohet se SHBA është vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave u rrit së fundmi në 160 mijë.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, tha se ka të ngjarë që një vaksinë e koronavirusit të rezultojë e suksesshme deri në fund të vitit.

Ndërkaq, ditë më parë u raportua se vaksina e kompanisë amerikane Novavax, rezultoi e suksesshme në fazën e saj të parë të testimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet