Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ngjarje tragjike në Shkodër, një person gjendet i vrarë me plumb në kokë

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në një rrugë pranë fshatit Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Gjin Ndoj dhe u gjet rreth orës 5 të mëngjesit.

Ndoj kishte plagët e plumbit në pjesën e pasme të kokës, gjë e cila mendohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur, ndërsa dyshohet të ketë qenë ndonjë konflikt, bazuar edhe në orën kur ka ndodhur ngjarja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje për shkaqet e ngjarjes së rèndë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet