Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërron jetë nga koronavirusi në moshën 53-vjeçare, skulptori dhe pedagogu i njohur, Arben Bajo

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet