Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Greqia goditet nga stuhi të fuqishme dhe përmbytje, vdesin dy persona

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë dy te moshuar 85 vjeç që u gjetën te mbytur në shtëpinë e tyre nga ujërat e rrëmbyera qe përmbyten disa fshatra.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.

Rrugët dhe makinat janë mbuluar nga uji, ndërsa shumë banorë kërkojnë ndihmë, pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur totalisht.

Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete , tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet