Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjermani, kërcënime me bombë ndaj agjencive të shëndetit publik

Një sërë kërcënimesh me bombë kundër agjencive të shëndetit publik, në tre shtete të ndryshme gjermane, detyruan personelin dhe banorët të evakuohen, sipas policisë gjermane.

“Deri më tani, policët dhe qentë e specializuar nuk ka gjetur ndonjë pajisje eksplozive”, tha policia.

Tani ata po përpiqen të përcaktojnë identitetin e personit që, në mënyrë anonime, ka bërë kërcënimet.

Në korrik, disa gjykata rrethi u evakuuan në Gjermani pas kërcënimeve me bomba.

Asgjë nuk u zbulua gjatë kontrollit dhe nuk pati të arrestuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet