Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zhduket prej 3 ditësh 14-vjeçarja në Vlorë, babai shpërthen në lot: Ja gjurmët e saj të fundit

Një 14-vjeçare nga Vlora është zhdukur prej tri ditësh nga shtëpia. Familjarët e të miturës kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk dihet ende asgjë për të.

Babai i vajzës kërkon i tronditur ndihmë për gjetjen e saj, ndërsa thekson se “jam i çoroditur nga trutë”.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët nëse mund të më kontaktojnë te numri im 0692020843. Nuk kemi pas asnjë konflikt në familje, është hera e parë që ndodh, sepse unë jam një prind shembullor. Mbesa ime në Greqi më dha informacion që vajza ndodhej në Lushnje dhe aty ka marrë një shumë, ka marrë në telefon një djalë që quhet Silvi. Rreth orës 12:30, vajza ka dalë nga hoteli dhe më pas nuk është parë më”, ka deklaruar i ati, teksa ka shpërthyer në lot.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet