WhatsApp, prezanton opsionin e ri që verifikon mesazhet “fake”

Teknologji
WhatsApp, prezanton opsionin e ri që verifikon mesazhet “fake”

Shpesh kur marrim një informacion në WhatsApp, rreziku i lajmeve të pavërteta qëndron pas tij. Informacione që qakullohen në grupe apo në chat privat e bëjnë të pamundur verifikimin e tyre në burimin origjinal. Tashmë ky nuk do të jetë më një problem.

Shërbimi i mesazheve ka vendosur një funksion të ri që lejon kontrollin direkt në ëeb nëse mesazhi që ju vjen është i vërtetë apo jo. Ky shërbim ka hyrë tashmë edhe në Itali dhe shoqërohet me një lupë zmadhuese përmes së cilës përmbajtja e mesazhit kopjohet në internet ku mund të jetë më pas e mundur të kryhen kërkime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për një shërbim të krijuar në vitin 2019, por kompania e drejtuar nga Zuckerberg ka vendosur ta fusë tashmë në përdorim për shkak të informacioneve jo të sakta në qarkullim për Covid-19. Ky opsion ka hyrë më 7 gusht në funksion në Itali, Brazil, Irlandë, Meksikë, Spanjë, Mbretëri e Bashkua dhe SHBA, por më pas edhe në vende të tjera.

ME TE LEXUARAT