Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tentuan të kalojnë 32 kg kanabis nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut, një i arrestuar, një në kërkim

Dy persona kanë tentuar të kalojnë 32 kilogramë kanabis përmes kufirit të gjelbër nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut. Pasi u pikasën nga policia ata janë larguar duke braktisur mjetin dhe drogën, por policia arriti të kapë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Dy trafikantët Leonard Nergjoni, 43 vjeç, pasagjer në makinë, dhe L.A., 41 vjeç, drejtuesi i mjetit, në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të Prrenjasit me automjetin e tyre për të transportuar lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta transportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit gjelbër. Pas pikasjes nga policia drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.

Policia gjeti të braktisur mjetin dhe sasinë e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Gjatë operacionit të koduar “Dragostunja”, policia bëri të mundur arrestimin e Leonard Nergjoni, 43 vjeç, nga Pishkashi, pasagjer në makinë, i cili u kap në dalje të pikës kufitare Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Vijon puna për arrestimin e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec, drejtuesi i mjetit, ku po transportohej lënda narkotike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet