Punonte në ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, dëmtohet punëtori 32-vjeçar, niset drejt Spitalit të Traumës

Aktualitet
Punonte në ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, dëmtohet

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punimeve të një rruge në Tepelenë. Policia bën të ditur se rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT