Juventus shkarkon trajnerin

Sport
Juventus shkarkon trajnerin

Maruizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga drejtuesit e ekipit që ka fituar 9 herë radhazi Serie A. Shkarkimi vjen më pak se 24 orë pas eliminimit nga Champions League.

Presidenti Agnelli kërkoi pak më shumë kohë për të vendosur për fatin e Sarrit, por më sa duket ky vendim është marrë kohë më parë, ndërsa eliminimi përballë Lion përshpejtoi publikimin e vendimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë presidenti i Juventusit duhet të zgjedh se kush do të jetë pasuesi i tij. Ndërkohë, Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi janë ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Sarrin.

ME TE LEXUARAT