Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Itali, Fillon eksperimentimi te njerëzit i vaksinës antiCOVID-19

Dozat e para të vaksinës së prodhuar në Itali kanë mbërritur në institutin ”Spallanzani” dhe nga 24 gushti ne jemi gati për eksperimentet te njerëzit, u njoftua nga këshilltari i Shëndetit i rajonit të Lazios, Alessio D’Amato.

“Spallanzani’ po përfundon kërkimin për vullnetarë për eksperimentin”, shton ai.

”Vaksina ka kaluar tashmë testet paraklinike të kryera si ‘in vitro’ ashtu edhe ‘in vivo’ te kafshët, që kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë imune të shkaktuar nga vaksina dhe profilin e mirë të sigurisë”, theksoi D’Amato.

Sipas asaj që është mësuar ditët e fundit, ka mbërritur edhe miratimi nga Komiteti Kombëtar i Etikës në institutin ”Spallanzani” në Romë dhe tani mund të fillojë faza e parë e eksperimentit te njerëzit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet