E liruan nga burgu! Zogu i Tiranes merr lajmin e keq

Showbiz
E liruan nga burgu! Zogu i Tiranes merr lajmin e keq

Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i shtyjë edhe tre muaj të tjera hetimet për çështjen e prostitucionit, ku u arr.estua edhe Hermes Nikajt. Mësohet se disa ditë më parë “Zogu i Tiranës” është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku i është komunikuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore shtyrja e hetimeve.

Ndërkohë, të afërmit e tij deklarojnë se Zogu i Tiranës nuk do t’u kthehet kurrë më qelinë e burgut. Kjo sipas tyre, pasi gjykata vendosi kusht që në ngarkim të tij të mos ketë masa të tjera sigurimi, përveç “arrestit shtëpiak”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hermes Nikaj u arrestua më 24 nëntor të vitit të kaluar. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit 3 muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘arrest shtëpie’. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak.

Për këtë çështje ka folur edhe i ati i 26-vjeçarit, i cili i doli në të birit, ku u shpreh se kjo është një lojë e shpifur.

ME TE LEXUARAT