DJ Sardi i jep fund beqarisë

Showbiz
DJ Sardi i jep fund beqarisë

Kjo është stina e Sardi Shehut. Nga transformimi në look, te ndryshimi i statusit. Ajo që mbetet e njëjta është muzika, dashuria e tij e madhe. Me klasin që bie në sy, Dj Sardi vjen në një rrëfim ekskluziv bashkë me setin e fotove artistike të realizuara nga Ergys Zhabjaku.

Dj i netëve të gjata rrëfen planet për karrierë ndërkombëtare, dashurinë dhe dasmën interesante që ka planifikuar me vajzën që pëlqehen prej 12 vitesh. Pyetjes se si bruni tipik vendos të bëhet bjond, ai i përgjigjet:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mendova të ndryshoja për sezonin veror dhe t’i përshtatem deri-diku personazhit dhe stilit muzikor të njërit prej projekteve të mia të reja. Profesioni im ma lejon të eksperimentoj në look dhe mendova pse jo?!”

Sa i përket listës së këngëve që do të luajë këtë verë, ai thotë: “Këngët janë të shumta dhe do përpiqem të luaj muzikë të ndryshme, në net të ndryshme. Pa diskutim që të pandara janë bashkëpunimet e mia me disa artistë shqiptarë, siç edhe i keni parë.

Këtë vit kam bashkëpunuar me dy artistë të rinj, Marko Strazimiri dhe grupin ‘Paradox’, artistë këta shumë të talentuar. Jam përpjekur të jap kontributin tim për t’i suportuar në fazën e fillimit të karrierës, pasi kanë shumë potencial dhe e meritojnë.

Për sa u përket emrave të njohur, këtë verë pata bashkëpunim me Ronela Hajatin për këngën e 100-vjetorit të ekipit të futbollit K.F. Tirana. Për bashkëpunime të tjera në të ardhmen, duke parë e duke bërë. Si fillim krijohet kënga e pastaj do të gjej artistin që do mendoj se i shkon për shtat”, është shprehur ai. Por ç’po ndodh me jetën e tij private e çfarë zbulon më shumë për partneren, një vajzë të panjohur në publik? “Zgjodha atë dhe jo faktin që është e panjohur.

Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëritjetrit! Unaza është një premtim që i kam bërë partneres se do ta dua gjithmonë”, rrëfeu ai. E si mund të ishte ceremonia e dasmës së një Dj gjithë klas si Sardi? “Dasmën e kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti”, tha ai. Pyetjeve se si ndihet ndërsa është i rrethuar nga femrat e bukura që e synojnë dhe jeta e tij është më interesante single apo në lidhje, ai u përgjigjet:

“Secila ka bukurinë e vet. Lidhet me personin që ke pranë dhe momentin. Imja është shumë e bukur dhe nuk jam single”, thekson ai.

Artisti i rritur me pianon, me dy diploma, atë të Universitetit të Arteve dhe Fakultetit Ekonomik, sa i takon muzikës ka plan për karrierë jashtë kufijve. Pyetjes nëse e ka menduar karrierën ndërkombëtare dhe me cilin DJ me famë botërore do të donte të ndante stage –in, ai i përgjigjet:

“E kam menduar. Kam disa plane me mikun tim të ngushtë, Alessio Alia, për tregun ndërkombëtar. Për shkak të situatës së krijuar janë shtyrë, por nuk do të lihen në harresë.

Janë të shumtë DJ-it me të cilët do të kisha kënaqësi të ndaja stage. Mund të përmend disa: David Guetta; Eric Prydz; Armin Van Buuren; Solomun; Sven Vath. Ka edhe shumë të tjerë, po inshallah s’po u ngel hatri që nuk i kam përmendur”, u shpreh ndër të tjera Sardi Shehu.

ME TE LEXUARAT