Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasësi shqiptar i avokatit grek tenton të arratiset, sulmon zyrtarët e burgut

Vrasësi i avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos, u përpoq të arratisej nga burgjet e Korfuzit, ku po vuante dënimin.

I dënuari shqiptar kishte hapur një vrimë në çatinë e burgut, por u pikas nga punonjësit e burgut përpara se të arratisej. Rojet e burgut i gjetën një shkallë lëvizëse si dhe thika të improvizuara.

Në momentin e zbulimit të tij, Brahimi u hodh në sulm të tyre, duke i goditur me grushte. Vrasësi i avokatit nuk hezitoi që të sulmonte as zyrtarët e burgut, që ndërhynë në momentin e arratisjes.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari rezulton me disa emra dhe mbiemra. Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj, apo Brahimasi. Kurse emri Kastriot, Lavdërim, apo Mikel. Mbrëmjen e 12 tetorit 2017 Brahimaj ekzekutoi avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit. Ai ishte paguar 3 mijë euro për të kryer këtë vrasje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet