Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vllaznia prezanton drejtorin e ri

Tek Vllaznia po fillon një epokë e re dhe shkodranët sot kanë prezantuar drejtorin e ri sportiv Matko Djarmati. Drejtuesit vendosin si objektiv për sezonin e ardhshëm Kupat e Europës. Trajner pritet të jetë ish-sulmuesi gjerman Tomas Bërdariç por marrëveshja ende nuk është finalizuar.

Ndryshimet tek Vllaznia po bëhen zyrtare. Sot është prezantuar drejtori i ri sportiv Matko Djarmati që është një propozim i kroatëve të Rijekës pas binjakëzimit mes dy klubeve:

Sponsori i kuqebluve Alban Xhaferri është tepër optimist dhe thotë se Vllaznia sezonin e ardhshëm do të synojë kupat e Europës. Në të njëjtën linjë është edhe administratori Suad Lici sa i takon objektivave por sqaron njëherë e mirë rolin e tij në klub duke thënë se nuk qëndron si kukull:

Sa i përket trajnerit të ri edhe pse marrëvshja ende nuk është finalizuar ai pritet të jetë ish-sulmuesi i Gjermanisë 45-vjeçari Thomas Brdariç që prej ditës së djeshme ndodhet në Shkodër.

Ndërkaq Kukësi ka nisur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit të ri Skënder Gega dhe sot ka zyrtarizuar përfundimin e huazimit dhe largimin e sulmuesit Kristal Abazaj autor i 10 golave sezonin që sapo u mbyll.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet