Shqiptarja infekton burrin e fëmijët pas u kthimit në Itali, qëndroi disa ditë në Shqipëri

Aktualitet
Shqiptarja infekton burrin e fëmijët pas u kthimit në Itali,

Tre nga 5 të infektuarit në zonën e Ternit në Itali janë anëtarët e një familje shqiptare.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se shkak është bërë kthimi nga Shqipëria i një 53-vjeçareje e cila e kishte marrë koronavirusin në vendin e saj dhe për pasojë ua kaloi edhe familjarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo kishte qëndruar për disa ditë në Shqipëri dhe me të mbërritur në Itali, të parët që infektoi ishin fëmijët e saj 14 dhe 22-vjeç, si dhe bashkëshortin.

Familja shqiptare është e karantinuar në shtëpi pa simptoma. Gjatë kalimit për në shtetin italian 53-vjeçarja nuk u gjurmua as nga autoritetet shqiptare, duke lejuar një vatër virusi të shpërndahet në një shtet tjetër.

Kujtojmë se masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit kanë qenë shpesh një ankesë e vazhdueshme për udhëtarët të cilët kanë krijuar grumbullime masive.

Shtimi i rasteve në Shqipëri ka bërë po ashtu që dogana greke të vërë kufizime të forta për shtetasit shqiptarë që duan të kalojnë kufirin.

ME TE LEXUARAT