Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rikthehet “Championsi”, Reali e Juventusi synojnë përmbysjen

Mbremjen e sotme rikthehen emocionet e garës elitare të futbollit evropian, Ligës së Kampionëve, me dy ndeshjet që zhvillohen në Torino dhe në Mançester.

Pas pesë muajve pushim, klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve zbresin në fushë, për të ndjekur ëndrrën në kompeticionin kryesor në Evropë.

Sot janë në orar dy ndeshje tejet interesante, me Juventusin dhe Real Madridin që duhet bërë më të mirën për të kaluar tutje.

Juventus në shtëpi pret skuadrën e Lyon, dhe ‘Zonja e Vjetër’ ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 1:0.

Një fitore me dy gola avantazh, i duhet Juventusit për të kaluar tutje.

Në anën tjetër, Real Madrid udhëton në ‘Etihad Stadium’ për t’u takuar me Manchester City, me skuadrën angleze që ka epërsi prej 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet