Organizonte dasma në kohën e pandemisë, gjobitet me 1 mln lekë pronari i restorantit në Paskuqan

Aktualitet
Organizonte dasma në kohën e pandemisë, gjobitet me 1 mln

Tiranë

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Paskuqan, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

ME TE LEXUARAT