Dorian Teliti: Para ka, por keqpërdoren. Lekët ndahen me miqtë dhe oligarkët e pushtetit

Politikë
Dorian Teliti: Para ka, por keqpërdoren. Lekët ndahen me miqtë

Ekperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, me anë të një deklarate për mediat tha se në treg ka para, por se ata keqpërdoren.

Teliti shprehet se lekët sot në Shqipëri ndahen me miqtë e pushtetarëve dhe oligarkët e pushtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Dorian Telitit:

Qeveria nuk “zhgenjen” asnje dite. Me termet apo pa termet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjehere.

Vetem dje, Inceneratori i Tiranes ka marre pagesen e rradhes nga thesari i shtetit. Vetem dje jane paguar 890mije euro per kete PPP.

Gjate 5 muajve te pandemise (nga 10 marsi e deri me sot), ky koncesionar mik i ngushte i qeverise ka marre nga taksat tona plot 3.9 milione euro.

E cfare mund te behej me 3.9 milione euro? Thjesht dy veprime, ose me keto para mund te paguheshin me pagen 40mije lekshe plot 12 mije kryefamiljare qe kane humbur vendin e punes, ose mund te bliheshin 260 respiratore aq te nevojshem per ti bere balle sfides shendetesore.

Sjellje e turpshme e qeverise. Moren 1 miliarde euro borxh gjate pandemise, nderkohe qe per ekonomine dhane vetem 100 milione euro.

Braktisen shendetesine, qytetaret ne nevoje dhe bizneset per te financuar pa nderprerje miqte oligarke.

Bolle me. Mjaft me grabitjen dhe varferimin e shqiptareve.

Normaliteti, konkurenca e lire dhe e ndershme, vemendja ndaj nevojtareve dhe klime pozitive per bizneset, mbeshtetje te ekonomise dhe sektoreve te saj, jane sot kolonat kryesore te programit ekonomik te Partise Demokratike dhe Opozites se Bashkuar dhe ne momentin qe do te jemi ne drejtim te puneve ato te te behen realitet.

ME TE LEXUARAT