Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dokumenti: Berisha boshatisi Presidencën në 1997, mori qilimin e ardhur peshqesh nga mbreti

Mediat i jane rikthyer kohes kur Sali Berisha ka qene president i vendit dhe kane shkruar per pjesen e fundit te mandatit te tij.

Tema citon se ka qenë proverbiale në atë kohë boshatisja e Presidencës nga ana e titullarit të këtij institucioni Sali Berisha, pas humbjes katastrofike të PD në zgjedhjet e vitit 1997.

Duke e ditur se do të jepte më pas dorëheqjen nga posti i Presidentit sikurse ndodhi, Berisha filloi të merrte një nga një të gjitha pajisjet dhe orenditë, duke pretenduar se i kishte personale pasi i kishin ardhur dhuratë nga ana e miqve të tij.

E filloi me karrigen presidenciale, duke i lënë pasardhësit të tij në këtë post Rexhep Meidanit një karrige të thjeshtë si dhe pajiste e tjera.

Këtë radhë po publikojnë një dokument zyrtar ku shefi i tij i Protokollit i asaj kohe Maxhun Peka më 16 korrik 1997 lëshoi një urdhër në drejtim të degës së magazinës ku nënvizonte se “nga Arabia Saudite Presidentit të Republikës i ka ardhur peshqesh një qilim i cili ka qënë nën ruajtje në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë.

Me porosi të Presidentit, qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë”. Ndërkohë që në selinë e PD nuk gjendet më ky qilim.

Shkresa është me numër protokolli, duke treguar qartë se Berisha ka pasur gjithnjë “dorë”, dhe zyrën e tij në Presidencë, sikurse e tregoi dhe më vonë më 21 janar në Kryeministri e quante “kullën” e tij, me gjithë ato që kishte brenda!(TemA)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet