Djali i preu kokën, nëna asnjë denoncim për dhunë, nuk kërkoi kurrë urdhër mbrojtjeje

Aktualitet
Djali i preu kokën, nëna asnjë denoncim për dhunë, nuk

Nje dite pas krimit te rende qe tronditi Pogradecin, policia ka zbardhur detaje te reja ne lidhje me djalin qe i preu koken nenes se tij.

Burime zyrtare të cituara nga “Vizion Plus” pranë komisariatit të policisë së Pogradecit bëjnë të ditur se nuk kanë asnjë rast që familjarët e autorit të kenë denoncuar Olsi Çekiçin për dhunë të ushtruar kundrejt tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë duke bërë të ditur nga njëra anë se ky person është evidentuar nga strukturat e policisë si njeri i dhunshëm.

Nga ana tjetër, nuk ka patur asnjë denoncim të mundshëm nga familjarët për dhunë ndaj tyre. Nëna e tij në asnjë rast nuk ka kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm nga ana e policisë.

Firdes Çekiçi u vra në moshën 70-vjeçare nga djali i saj, Olsi. Ky i fundit është me problem mendore. Ai i preu nënës kokën me thikë dhe më pas ja vari tek porta e shtëpisë. E gjithë lagjja është e tronditur nga kjo ngjarje.

ME TE LEXUARAT