Detaje të reja nga vrasja e taksistit, kamerat e sigurisë dhe makina e marrë me qira fundosën autorët

Aktualitet
Detaje të reja nga vrasja e taksistit, kamerat e sigurisë dhe makina e

Makina e marrë me qira nga dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera për ekzekutimin e taksistit 71-vjeçar ka qenë dhe prova që ka fundosur autorët. Ata janë parë nga kamerat e sigurisë duke marrë makinë me qira tip "Volfsvagen" nga Gresian Cela i arrestuar ditën e djeshme., pasi në biznesin e tij u gjet drogë dhe armë zjarri.

Makina ngjyrë gri është marrë me qira në biznesin e Gresian Celës dhe kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ata janë larguar drejt Fushe Krujës aty ku kishin marrë me qira "Volfsvagen".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vëllezërit Shera, të arrestuar një ditë më parë, kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën.

Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t'i ngacmonte familjarët e tyre.

7 plumba të dala nga automatiku i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, ndërsa autorët që u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT