Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bes Kallaku humb njeriun e dashur, dedikimi prekës: Të pabesueshme janë ndarjet

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndarjen e shpejtë nga jeta të mikut të tij të ngushtë.

Vetëm pak minuta më parë aktori i humorit i ka dhënë lamtumirën një njeriu mjaft të rëndësishëm në jetën e tij dhe këtë ai e tregoi me fjalët e ndjera që shkroi bashkëngjitur me foton.

“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.

Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!”-shkruan në postimin e tij në “Instagram” Besi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet