Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arrestohet shqiptari, shfrytëzonte si prostituta motrat e huaja

Karabinierët e Stacionit Policor të Qualinos, të koordinuar nga Prokuroria Publike, Drejtoria e Qarkut Antimafie e Napolit, kanë realizuar një masë sigurie paraprake “arrest me burg” ndaj Bashkim Allciut, 39 vjec, me origjinë shqiptare.

Mbi Allciun bien një sërë akuzash penale të tilla si “krimet e skllavërimit”, “zhvatja e vazhdueshme” dhe “dëmtimi fizik personal” në drejtim të dy motrave nga Ukraina, shkrujnë mediat italiane.

Motrat ukrainase pasi kishin arritur në Itali me shpresën për të punuar, kishin përfunduar duke prostituuar, në zonën periferike të Giuliano në Kampanja.

Në fund të hetimit, në kurriz të burrit, që u arrestua ndërsa do të merrte vajzat pasi ata “përfundonin turnin”, u mblodhën prova të mëtejshme, sipas së cilave, Bashkimi, me sjelljen e tij të dhunshme dhe shqetësuese, ka ushtruar të drejtën e përfitimit në mënyrë të paligjshme të të gjitha fitimeve që merrnin ukrainaset nga klientët.

Bashkim Allciu ka detyruar vajzat që të përulen përpara cdo lloj vullneti të tij, duke iu mbledhur të ardhurat që fitonin nga “profesioni”. Madje, shtetasi shqiptar kishte kërkuar 10 mijë euro nga njëra prostitutë, që të lirohej nga “puna”, pasi ishte shtatëzënë.

Sipas prokurorëve, shfrytëzimi i dy grave do ta lejonte burrin nga Shqipëria të arrinte të fitojë një pasuri prej 32 mijë eurosh brenda vitit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet