Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbulohet cila është grupmosha më e prekur nga koronavirusi në kryeqytet

Statistikat e përhapjes së koronavirusit në kryeqytetin e Kosovës janë bërë publike nga vetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në tabelën që Ahmeti e ka publikuar, mosha që është më pak e rrezikuar nga infektimi rezulton të jetë deri në 4 vjeç. Vetëm një për qind e të infektuarve në kryeqytet i përkasin këtyre moshave.

Në statistikat e komunës shihet se grupmosha më e prekur është ajo nga 35 deri në 44 vjet. Kjo kategori përfshin 758 të infektuar. Ndërkaq nga mosha 65 vjeçe deri në 74 vjeç janë 245 persona të infektuar. Janë po ashtu 98 persona të moshës mbi 74 vjeç që kanë dalë pozitivë me koronavirus në Prishtinë.

Totali i të infektuarve në Prishtinë është 3103, nga të cilët 1536 mbeten raste aktive, 1533 janë shëruar dhe 34 kanë ndërruar jetë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet