Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vrasja horror në Pogradec, fqinjët: Djali fliste me veten, doktori e la të lirë nga psikiatria…

Vrasja makavre në Pogradec ka trondirtur edhe komshinjtë e familjes Çekiçi, të cilët shprehen shumë të prekur duke e treguar viktimën një zonjë “shpirt njeriu”.

Ata fajësojnë shtetin për këtë ngjarje që liruan nga psikiatria autorin dhe e lanë të lirë.

“Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar.

Thonë që përdorte lëndë narkotike. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë. Thonë që thërriste ndihmë ndihmë.

Duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori.

Kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten”, tha një prej banorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet