Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu me precedent të theksuar kriminal në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 26-vjeçar me precedent të theksuar kriminal.

Në pranga ka rënë i riu Rr. R., i cili ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, që i ishte caktuar nga gjykata për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, ngjarje e ndodhur me 1 janar 2020.

Njoftimi i policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bie në prangat e policisë 26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Rr. R., 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe krimeve kundër personit.

Ky shtetas nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, ngjarje e ndodhur me 1 janar 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet