Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Shohim përditë mushkëri copë-copë”, mjekja: Kush jeni ju more palaço ordinerë që thoni virusi s’ekziston?”

Mjekja kirurge Lida Shosha thotë se në punën e saj dhe koegeve po shohin çdo ditë imazhe problematike të skanerave “të mushkërisë copë -copë, sugjerues shumë të fortë për infeksionin nga Covid-19″.

Shosha bën thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen sepse vendi ynë thotë mjekja, sot “është në këtë situatë për shumë arsye, por një prej tyre është papërgjegjshmëria e paprecedentë e këtyre personave”, ndërsa indinjohet me ata që nuk e besojnë ekzistencën e tij.

Postimi mjekes:

Perdite shohim imazhe problematike te skanerave te mushkerise cope -cope, sugjerus shume te forte per infeksionin nga Covid -19.
Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen.

Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte , tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan. Po kete se bejme dot per askend, as per ju, sepse respektojme veten, profesionin, qe i kemi kushtuar gjithe jeten per nder te jetes se atyre qe na besojne.

Vini gishtin kokes, mbrohuni sa te mundni, e nese nuk e doni jeten tuaj, vjen vet shoku Covid, ju perqafon e kafshon madje, me mall te papare, po te tjeret mos i helmoni e vrisni me injorancen tuaj stratosferike, vrastare te jetes.

Po punojme nonstop, ne kushtet me te veshtira te jetes tone, po u sherbejme njerezve duke rezikuar veten , familjet, femijet, prinderit, miqte.

Njerezit kane semundje nga me te ndryshmet, ca prej tyre, tumorale e na shohin ne drite te syrit per ” shprese” e duhet te jemi aty , ne frontline tju sherbejme atyre qe e duan jeten, atyre qe duan te shohin diellin e se nesermes, e duhet te jemi te forte.

Mbyllini mor, gojet tuaja te liga, hapni syte, e veshet, e kujdesuni per jeten, qe Zoti jua ka fal vec nje here.Jemi ne kete situate per shume arsye, po nje prej tyre eshte papergjeshmeria e paprecedent e individeve te tille.

Lerini mjeket, te punojne te qete, ne keto kohe tejet te veshtira, perpos vapes, Covidit, rasteve problematike qe kerkojne zgjidhje, lodhjes se tejzgjatur, sju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorances.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. piere says

    te “shqetesohesh “per shendetin e njerezve nuk eshte gje e keqe,por kur nje mjeke kirurge mundohet te beje punen e nje virologu ketu i vjen ere ekeqe.per mendimin tim jane dy arsye;e para-nuk jane ne gjendje te thone te verteten se nuk e njohin e shume prej ketyre qe flasin jane te pa afte,mashtrues.e them kete se duke mashtruar i bejne qefin gjithologut e ky u hedh ndonje kocke,siç e tha vete piperuci jemi shperblyer.ndoshta kete ka pas para syesh edhe e “djegura” per shendetin e popullit.e dyta-virusi ekziston por jo kaq sa e bejne sherbetoret lavire te pushtetit.perse e them kete.raportimet jane te rreme,nuk publikohen emrat e te semureve, ne rastin e budines e bene per nje ore.nuk publikohen rrezultatet e autopesive se nuk i bejne.atehere ku bazohen keta mashtrues ne raportimet qe japin.si eshte e verteta e veprimeve funerale falas vetem po te deklarohet se dikush vdiq nga korona-virusi.persa i perket kesaj mjekes humene vetm nje pyetje ti besh pergjigjen e gjen vete ajo:sa leke merr per nje vizite,po per nje operacion?

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet