Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përplas për vdekje këmbësorin dhe ikën nga vendngjarja, shpallet në kërkim 20 vjeçari

ELBASAN- Një 20 vjeçar ka aksidentuar me makinë 57 vjeçarin Durim Gjini dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek sheshi “Gensher”, Elbasan, ku 20 vjeçari me iniciale Sh. B., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin Durim Gjini.

Fatkeqësisht 57 vjeçari ka ndërruar jetë pas aksidentit. Policia ka shpallur në kërkim 20 vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet