Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

‘Në privat ndryshe nga QSUT’/ ISHP i përgjigjet PD: Krahasim absurd! Testet serologjike dhe analiza PCR janë 2 gjëra të ndryshme

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik iu është përgjigjur akuzave të ardhura nga PD-ja, duke i kujtuar se analiza PCR dhe testet serologjike nuk janë e njëjta gjë, e për pasojë edhe rezultati nuk mund të jetë i njëjtë!

Krahasim absurd e ka cilësuar ISHP-ja, prapa së cilës fshihen përpjeke për të bërë politikë më pandeminë, teksa ka theksuar se në të dyja rastet, edhe testi i PCR, kitet dhe reagentët janë të certifikuara.

“Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA!

Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së. Epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë.

ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët. ISHP hedh poshte çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij.

Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare të informacionit, kur duan të informohen në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendin tonë”, njofton ISHP.

Ka qenë ish- deputeti i PD-së, Bardh Spahia nga selia blu që ka pretenduar se rezultatet e testeve serologjike të kryera në spitalin privat dalin ndryshe nga ato në QSUT, duke hedhur dyshime se Ministria e Shëndetësisë po përdor mjetet të skaduara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet