Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Merrni çadrën me vete! Mesdita sjell vranësira dhe shira…ja si do jetë moti në fundjavë

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Verilindor-Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të përfshihet sërish nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Konkretisht në temperatura të larta paraqitet Pellgu i Mesdheut dhe pjesërisht Qendra e Europës. Ndërsa Ballkani Perëndimor pjesërisht paraqitet me mot të vranët dhe rrebeshe shiu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet