Merr flakë në ecje, shkrumbohet autobusi në Paskuqan

Aktualitet
Merr flakë në ecje, shkrumbohet autobusi në Paskuqan

TIRANË- Një autobus është shkrumbuar nga flakët mesditen e kësaj të enjteje në Paskuqan. Autobusi ka qenë në ecje, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

"Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin E.J.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftuar policia.

ME TE LEXUARAT