Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lirohet pasi qëndroi 27 vjet në burg për një krim që nuk e kishte kryer

Një burrë në Kinë arriti të fitonte pafajësinë dhe të lirohej nga burgu pasi qëndroi 27 vjet prapa hekurave për një krim që nuk e kishte bërë kurrë.

Zhang Yuhuan pohon se ishte detyruar të pranonte vrasjen e dy djemve të rinj në vitin 1993 pasi ishte torturuar nga policia.

Ai tashmë konsiderohet si i dënuari padrejtësisht që ka qëndruar më të gjatë në burg në Kinë.

Prokurorët që rihapën çështjen thanë se rrëfimi i tij kishte mospërputhje me rrethanat si kishte ndodhur krimi.

Ai u la i lirë pasi Gjykata e Lartë zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Vëzhguesit për të drejtat e njeriut bëjnë me dije se Kina po tregohet e gatshme për të ndrequr dënimet e gabuara, por vetëm ato kriminale dhe jo politike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet