Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kushtetuta ‘i lidh duart’ Metës për listat e hapura! Ligji ia ndalon që t’i rikthejë për rishqyrtim

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit Ilir Meta draftin me ndryshimet kushtetuese të miratuar në seancën e 30 korrikut për të cilat presidenti është shprehur se nuk i njeh. Por kreu i shtetit duket i pashpresë në përpjekjet e tij të fundit për të mos pranuar ndryshimet që u miratuan në seancën e fundit plenare në Kuvend. Vetë Kushtetuta, të cilën Meta ka thënë se do ta mbrojë nga ndryshimet e njëanshme e ndalojnë atë të kthejë për rishqyrtim.

Konkretisht, neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë mësohet se ndryshimet kushtetuese ndodhen prej disa ditës në tryezën e Metës në pritje për dekretim. Nëse ai nuk i dekreton, ndryshimet do të miratohen në heshtje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet