Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kundërshtuan punonjësin e Policisë duke hyrë në Gjykatë, vihen në pranga tre persona në Shkodër

SHKODËR- Tre persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka arrestuar 20 vjeçarin me iniciale E. M., 55 vjeçarin P. P., 66 vjeçarin R. K., banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Të tre personat janë futur në ambientet e gjykatës për të kërkuar informacion, lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet