Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kalimi në pikat kufitare me Greqinë, policia njofton oraret zyrtare të lëvizjes

Autoritet policore greke me anë të një njoftimi ka bërë të ditur oraret e kalimit për shqiptarët në pikën kufitare me Greqinë.

Sipas njoftimit thuhet se pikat kufitare të kalimit në Kakavijë dhe Kapshticë do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit- Mbi oraret e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë

🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷.

🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣.

🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🚧🛂, do të karatinohen për 7 ditë.

✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet