Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Inter e Manchester United në çerekfinalen e Europa League

Interi kualifikohet për në çerekfinalet e Europa League pasi mposhti 2-0 Getafen në ndeshjen e luajtur në Gjermani.

Nga një gol për çdo pjesë u mjaftoi zikaltërve për të avancuar më tej. Fillimisht Interi vuajti por në minutën e 33-të Lukaku zhbllokon shifrat me një gol të bukur.

Në fraksionin e dytë spanjollët humbasin penallti me Molina që gjuan jashtë në minutën e 76-të ndërsa llogaritë për Interin i mbylli Eriksen i sapofutur në fushë . Në çerekfinale Interi pret fituesen e çiftit Bayer Leverkusen-Rangers me gjermanët që ndeshjen e parë e kanë fituar 3-1.

Ishte thjesht një formalitet kualifikimi për Manchester United ndaj Lask Linz dhe anglezët e fituan edhe ndeshjen e kthimit duke kaluar mes tetë më të mirave. United i përmbysi austriakët 2-1 me golat e Lingard dhe Martial ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 5-0. Në çerekfinalet e Europa League Manchester United do përballet me Kopenhagen që eliminoi turqit e Istanbul Basaksehir.

Më tej avancoi edhe Shakhtar Donetsk ndërsa sot luhen katër ndeshjet e tjera të fazës së 1/8 të Europa League ku spikat Sevilla-Roma me verdhekuqtë që kanë ndërruar edhe pronësi për 591 mln euro.

Menaxhimi nga James Pallotta zgjati 9 vite dhe tashmë pronar i Romës është bërë Dan Fiedkin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet