Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Familjarët presin jashtë QSUT-së informacion për të afërmit e sëmurë, Meta: Të reflektohet menjëherë

Pas vëzhgimit, ku të afërm të sëmurëve kanë ditë që rrinë jashtë dyerve të QSUT-së duke pritur një lajm të mirë për ta, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Ai thotë se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht e të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.

Meta i konsideruar shqetësuese pamjet në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë dudke kërkuar reflektim të menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet