Facebook, Twitter dhe YouTube fshijnë postimet e Trump për keqinformim

Bota
Facebook, Twitter dhe YouTube fshijnë postimet e Trump për keqinformim

Postimet e Presidentit Donald Trump, u fshinë nga Facebook, Twitter dhe YouTube, për keqinformim rreth koronavirusit.

Postimi i fshirë në Facebook ishte një video nga një intervistë e Trump në emisionin “Fox&Firends” në Fox News, ku presidenti thoshte se fëmijët janë pothuajse imunë ndaj koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe YouTube, kishte fshirë videon pasi përmbante keqinformime rreth Covid-19. Por intervista e plotë nuk është fshirë ende nga kanali në YouTube i Fox News.

Disa orë më vonë, rrjeti “Twitter” bllokoi përkohësisht fushatën e zotit Trump, duke mos e lejuar të postonte komente nga llogaria e saj, deri sa fushata hoqi një postim me të njëjtën video.

Skuadra e fushatës presidenciale të Trump akuzoi 3 prej platformave kryesore të rrjeteve sociale në botë se po rreshtoheshin kundër presidentit, duke thënë se Trump thjesht kishte treguar një fakt.

“Kompanitë e mediave sociale nuk janë arbitër të të vërtetës”, tha Courtney Parella, zëdhënëse e skuadrës së fushatës presidenciale të Donald Trump.

ME TE LEXUARAT