Durrës/ Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, 38-vjeçari pritet të ekstradohet në Itali

Aktualitet
Durrës/ Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit D. T., 38 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar E. A., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT