Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Durrës/ Qëlluan me armë zjarri në ajër duke udhëtuar me ‘Audi’, arrestohen dy persona

DURRËS- Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 15 në qytetin e Durrësit. Policia ka identifikuar autorët duke vënë në pranga 34 vjeçarin me iniciale D. M., dhe 49 vjeçarin K. M., të dy banues në Durrës.

Këta dy persona dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet