Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Berat/ Shkeli rregullat anti- COVID, gjobitet me 1 mln lekë restoranti

BERAT- Është kthyer në normalitet tani më që pavarësisht se janë ndaluar grumbullimet e mëdha të njerëzve si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të mos ndalet dasma, festat familjare.

Në Berat është biznesi i radhës i cili është gjobitur me 1.000.000 lekë gjobë pasi po organizonte një festë në kundërshtim me aktin Normativ, por pa e specifikuar nëse bëhej fjalë për një dasmë apo një ceremoni tjetër.

Njoftimi i policisë
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet